Klosi në Kukës: Po përgatitemi për fitoren në 2025

Socialistët e kanë shtyrë për në fillim të muajit nëntor zhvillimin e kongresit të jashtëzakonshëm.

Sekretari i përgjithshë i PS-së, Blendi Klosi është ndaluar në Kukës ku pas fitores së thellë në zgjedhjet e parakohshme në këtë bashki, kërkoi nisjen e punës për votimet parlamentare të vitit 2025 duke kërkuar një mandat të katërt qeverisës.

"Pas një fitore spektakolare, po përgatitetmi për fitoren në 2025", tha Klosi.

Edhe një herë ai theksoi se fitorja e zgjedhjeve nuk vjen prej situatës në opozitës.

"Nuk na mjafton, duhet të fitojmë përsëri e përsëri", tha Klosi.

Në kongresin e jashtëzakonshëm pritet të ketë riformatim të strukturave socialiste por dhe strategjinë elektorale