PAMJET/ Tirana gati për Samitin e Berlinit, i pari në rajon
Ka nisur zyrtarisht sipas agjendës së përcaktuar Samiti i Procesit të Berlinit që mbahet për herë të parë në një vend jashtë BE-së.
Më herët Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh sot se samiti i Berlinit që mbahet në Tiranë përbën mundësi për të diskutuar me liderët rajonalë perspektivën evropiane të rajonit dhe Planin e Rritjes.
Delegacioni i BE solli pamje nga përgatitjet për pritjen e samitit të Berlinit.
“Tirana gati të presë Samitin e Procesit të Berlinit, i pari që zhvillohet në rajon”, u shpreh delegacioni në rrjetet sociale.

Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë sot, të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

