FOTO-LAJMI/ "Pas katastrofës me zgjedhje, do synojë një fitore jashtë Greqisë", Micotaqis zbret në Rinas
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mirëpret në Tiranë Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Mediat greke shprehen se Mitsotakis do të kërkojë të arrijë një “fitore jashtë” pas humbjes së dy qyteteve kryesore greke, Athinën dhe Selanikun në zgjedhjet e fundit.
Dhe kjo fitore e Mitsotakis sipas tyre do të arrihet në Shqipëri, ku gjatë mbledhjes në Samitin e Berlinit do të bëjë presion që Fredi Beleri të bëjë betimin dhe të vijojë si kryebashkiak i Himarës.
Greqia më herët është shprehur se qeveria e Athinës mbështet perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor, por vendet kandidate duhet të respektojnë parimet dhe vlerat bazë europiane duke bërë një presion të hapur ndaj vendit tonë.
“Kryeministri e kishte bere te qarte se rasti i Fredi Belerit do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë”, shkruan Protothema.
Fredi Beleri është arrestuar për blerje votash në Himarës, por duket se në Greqi po e përdorin për çështje të brendshme pas problemeve që pati partia e Mitsotakis në zgjedhje.

