Kryeministri holandez për konfliktin Kosovë-Serbi: Kam folur me Vuçiç, të ndihmojmë për të ulur tensionet

Kryeministri holandez, Mark Rutte dha një mesazh para nisjes së samitit për Procesin e Berlinit, që do të mbahet sot në Tiranë.

Pasi u takua me Ramën dhe bënë foto, Rutte bëri thirrje që të gjithë vendet të punojnë për të ndihmuar për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam mundësi që të flas me kryeministren e Serbisë dhe të Kosovës. Shpresoj që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet.”, tha Rutte. Kërkojmë shumë që të shtensionohet situata në veri të Kosovës.

Kam folur me Vuçiç, sot po ashtu kam mundësi të flas me kryeministren Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës. Shpresoj që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet”, tha Rutte.