Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Begaj: Ngjarje historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2023, 10:19
Presidenti i vendit Bajram Begaj është shprehur set se mbajtja e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë është një ngjarje historike për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.
“Mbajtja në Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”, thotë kreu i shtetit.
Lidërët e BE-së, të shteteve anëtare të BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor, do të jenë sot në Tiranë për punimet e samitit të Procesit të Berlinit, që për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të Bashkimit Europian.

