Lufta në Izrael e Ukrainë, integrimi dhe situata mes Kosovës e Serbisë, deklaratat në nisje të Samitit

Në nisje të punimeve të samitit, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje ndikimin që sjell në Ballkan kriza në Ukrainë dhe Izrael.

Por ai shton se vetë zhvillimi i samitit tregon qartë pozicionin e vendeve.

Megjithatë ai kritikoi unionin dhe realizimin e ngadaltë të projekteve të procesit të Berlinit.

"Ndihem vërtet mirë që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që nisi nga Angela Merkel, disa prej jush janë nga BE dhe disa të tjerë jemi nga E pa B.

E megjithatë të gjithë ne besojmë fort këtë ditë nevojën e një çatie të përbashkët dhe madje edhe një llogoreje në këto kohëra sforce që duket se do të përkeqësohen para se të përmirësohem. 

Është një regjim që ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë vendin e vet, Evropa po ndryshon shumë më shpejt dhe më ndryshe, ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka deturuar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet.

Pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi përrerh komunitete demokratik, pyetja është se si po reagojmë ndaj kësaj skene ndërkohë që ne jemi të bashkuar kundër Rusisë, a po përgratisim një përgjigje me të cilat po përballet komuniteti ynë, të gjithë ne që përfaqësojmë Evropën ndarja e dhimbshme mes anëtarëve dhe jo anëtarëve të BE, të jetosh pa BE nuk është e lehtë, sfida po intensifikohet krahasuar me homologët e BE, nuk dua të ngre gishtin por të ngre disa pijkëpyteje a mund t’i përballojmë këto ndasi siç bënim disa vjet më parë?", tha Rama.

Duke shtuar se anëtarësimi nuk ka afate, ai kërkoi vlerësimin mbi meritokracinë e vende.

Përgjigjen duket se e dha Presidenti i këshillit të Evropës Charles Mishel. Për këtë zgjodhi të flasë me shprehjet e vetë Ramës

"Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Kjo mundësi nxit bashkëpunimin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Rrugëtimi juaj ka nisur para 20 vitesh, megjithatë ka qenë i ngadaltë, tani e dimë që ka ardhur koha të mbajmë këtë premtim.

Ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë.

E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si vjen kurrë dhëndri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së. Ne Ramën dakord se do të jemi gati për zgjerimin e radhës. Mos i lini fantazmat e së kaluarës t'ju pengojnë të ardhmen", tha Michel.

Kancelari gjerman Olaf Scholtz i vuri pikat mbi i në lidhje me Serbinë dhe Kosovës, duke paralajmëruar për rrezikuin që vjen nga kriza në rripin e Gazës dhe Ukraina. 

"Shqipëria njihet për mikpritjen e saj dhe kjo është vërtetuar edhe njëherë sot. Ky vlerësim është po aq i vërtetë sot saç ka qenë dhe vjet për Procesin e Berlinit. 

Ky proces kërkohet gjithnjë e më tepër, kjo u evidentua edhe më tepër në luftën në Ukrainë. Është e qartë në formë absolute ne e dimë shumë mirë atë po ndodh jo shumë larg nesh me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit dhe pasojat që mund të ketë.

Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vijuar shumë më gjatë dhe që u mbajnë të gjithëve në vend numëro, edhe sulmi në veri të Kosovës e dha këtë mesazh.

Është sinjal i fortë edhe fortësinë që ka Rajoni në këtë proces. Integrimi brenda për brenda Rajonit dhe ecuria e BE-së. Ndikimi i marrëveshje të firmosura vjet te qytetarët e BP është konkret.

Çfarëdolloj ecurie që do të kemi për tregun e përbashkët rajonal është më konkret se kurrë”, tha mes të tjerash Kancelari Scholz.

Ndërsa Von Der Leyen theksoi se vendet e Ballkanit duhet të ecin me ritmin e kohës, duke parë parasysh edhe zhvillimin e inteligjencës artificiale.

"Ekonomitë tona në Ballkanin Perëndimor dhe në tregun e BE janë shumë larg njëra – tjetrës.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë 35% të mesatares së BE dhe në vërtetë duhet të çlirojmë potencialen që ka Ballkani Perëndimor dhe ta sjellim më pranë mesatares tonë dhe kjo do të arrihet me planin e arritjes.


Por pjesa e dytë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, sepse sa herë kemi pasur zgjerim, jo vetëm për vendet që janë bërë anëtare të BE-se kanë pasur rritje të madhe ekonomike, por edhe vetë BE-se kas pasur rritje.

Ne duam që në fusha specifike të hapim dyert e tregut të BE për vendet e BP dhe këtë duhet ta krijojmë në fusha si lëvizja e lirë e mallrave, energjia, apo pagesa pa parë në dorë. 

Vendet e BP duhet të plotësojnë tregun e tyre Rajonal, kjo do të thotë që vendet e BP t’i afrojnë qasje fqinjëve të tyre. Nëse ka bllokime, ti bllokon vetëm veten tënde, sepse vendet tjera ecin përpara.

Për të ecur përpara duhen reforma, dhe këto reforma do të shoqërohen nga financime nga BE. Vetëm duke punuar së bashku mund ta sjellim BP në zemër të Evropës, aty ku i takon. Mos lini mundësitë, por kapeni momentin”.