"Jemi gjallë akoma" - Rolling Stones nisin turneun në vitin 2024

Grupi i famshëm, "Rolling Stones", do të vazhdojnë të jenë në skenë edhe për disa kohë, kjo pasi  publikuan albumin e tyre të ri, të 26-të në karrierë, "Hackney Diamonds", vetëm pak javë më parë.

Pas publikimit të albumit, lindi edhe pyetja për një turne të mundshëm.

"Sigurisht, nëse ne jemi ende gjallë", u përgjigj Keith Richards në një intervistë.

Turneu i grupit legjendar aludohet se do të nisë vitin e ardhshëm.