"Kuq e zi, ama pushimet në Itali", Arbana Osmani nuk ia përton një përgjigje ndjekëses

Moderatorja Arbana Osmani, së fundmi është shfaqur shpesh nëpër stadiume në vende të ndryshme të botës.

Për këtë tifozëllik të saj, ka gisht padyshim Eduart Grishaj, i cili është një fans i futbollit. Çifti nuk mungoi as në ndeshjen e madhe Shqipëri-Çeki.

"Kuq e zi gjithë jetën", shkruan Arbana në një foto në rrjetin social "Instagram", ku shfaqej në krah mikes së saj, Xhemi Shehu.

Si gjithmonë komentet janë të shumta në fotot e saj, por këtë herë njëri prej tyre ia ka marrë vëmendjen Arbanës.

"Kuq e zi, ama pushimet në Itali", shkruan një komentues.

Por moderatorja duket se nuk ka pritur dhe i është përgjigjur me ironi: "Edhe dasmën mos harro."

Kujtojmë se Arbana Osmani u martua në Toskanë në Itali.

"Kuq e zi, ama pushimet në Itali", Arbana Osmani nuk ia