Katër mënyra si ta vishni një xhaketë lëkure këtë vjeshtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2023, 16:46
Një veshje që u reziston të gjithë trendëve dhe është gjithmonë aktuale, është xhaketa e lëkurës, e cila është një veshje e sezonit, e përjetshme që mund të kombinohet në një milion mënyra.
Ka veshje që nuk dalin kurrë nga moda dhe xhaketa e lëkurës është një prej tyre. Është e mundur të kombinohen në mënyra të panumërta, nga eleganca e mbrëmjes deri te stilimi atraktiv për kafen e pasdites.
Në rrugë mund të shihnim kombinime të ndryshme të guximshme të xhaketave të lëkurës me atlete dhe fustane elegante, që është dëshmi se ajo shkon me gjithçka.
Ju sjellim disa shembuj stilimi për këtë vjeshtë:




