Melinda Ademi vazhdon të "thumbojë" Dafinën: Mbështesni gjarpërinjtë...
Ditët e fundit, Dafina Zeqiri dhe Sara Hoxha kanë qenë në qendër të vëmendjes nga mediat, për shkak të "përplasjeve" që patën me njëra tjetrën si pasoj e një komenti që reperi Ledri Vula në postimin e këngëtares, e cila është ish-i i tij.
Tashmë në këtë debat është përfshirë dhe këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, e cila "ironizoi" hapur Dafinën në një postim të sajin duke i thënë: "Ti vetëm feministë që nuk je".
Kaq mjaftoi që të gjithë të mendonim se Melinda i dha të drejtë Sarës në këtë histori. Mirëpo kjo gjë nuk u ka pëlqyer shumë fansave të Dafinës, të cilët kanë nisur "thumbat" ndaj këngëtares ndërsa kjo e fundit duket që nuk ua ka "përtuar shumë".
"B*tha jote guxon ti bëjë "diss" dafinës, ec moj silikon leshi", ka shkruar dikush në postimin e saj në aplikacionin "Threads".
"Po e kam të mirë", i është përgjigjur këngëtarja teksa më vonë ka postuar përsëri.
"Më pëlqejnë aventurat. Mendoj se keni mjaftueshëm probleme me veten, përveçse të mbështesni gjarpërinjtë", shkruan ajo në postim tjetër.
Situatën armiqësore mes vajzave nuk e kemi kuptuar saktësisht, ndërsa presim që si gjithmonë ato të reagojnë e të na sqarojnë njëherë e mirë.



