Sara Hoxha zbulon arsyen se pse është e mërzitur: Bëra botoks dhe…

Sara Hoxha është në qendër të vëmendjes nga mediat, pas pjesëmarrjes se saj në filmin “Në kuadër të dashurisë”.

Ditën e martë, ndjekësit e saj aluduan se diçka mes saj dhe Ledrit po ndodh, pasi ai nuk e shoqëroi në premierën e filmit dhe as nuk e uroi atë publikisht..

Me anë të një videoje të postuar në rrjetin social “Instagram”, Sara ka shuar kureshtjen e ndjekësve se pse në shprehi duket e mërzitur.

Me zë ajo ka treguar se ka bërë botoks, të quajtur “Gummy Smile”, të cilën e ka bërë që të mos i duken mishrat e dhëmbëve kur qesh.

Edhe ajo vetë është e vetëdijshme që kjo ndërhyrje i ka ndryshuar paksa fytyrën, madje edhe familjarët e saj ia kanë vënë në dukje, por blogerja nuk premtoi se nuk do ta bënte sërish.