“Ta hedh takën kokës”/  Plas sherri në emision, konkurrentët degradojnë në ofendime

Ledio dhe Enisa janë dy prej pjesëmarrësve të emisionit të dashurisë “Përputhen”, të cilët kanë patur përplasje mes njëri-tjetrit.

Ndërkohë që të martën ata u përballën, por diskutimi vazhdoi në ofendime të rënda.

Kjo përballje erdhi pasi Ledio tha se nuk do të dilte me një vajzë që është me fëmijë, siç është Enisa.

Ajo nga ana tjetër iu kthye ashpër duke i thënë: “Qepe gojën!”

Ofendimet mes tyre vazhduan dhe gjatë përballjes, madje agravuan më shumë.

Debati

Ledio: Çfarë të lëndoi nga ajo deklaratë?

Enisa: Janë bërë shumë të mërzitshme, çdo puntatë Enisa dhe goca. Po e them për herë të fundit, nuk kam ardhur këtu ti gjej baba gocës, ka një marrëdhënie shumë të mirë me të atin.

Kam ardhur këtu për veten. Kush më preferon mua si Enisë okej, kush nuk më pranon shumë mirë. Dua të mbyllet ky lloj diskutimi.

Ledio: Po ti m’u vërsule me gjithë këto ofendime.

Enisa: Po ti e mohove. Ta kam shpjeguar 500 herë për çfarë thashë po dhe për çfarë thashë jo. Lëreni të qetë Enisën! U mbyll ky lloj diskutimi.

Ledio: Për çfarë ke ardhur?

Enisa: Kam ardhur për vete.

Ledio: Dua të di çfarë ishin ato ofendime.

Enisa: Ti s’ke pse ndërhyn.

Ledio: Nuk mund të ofendosh një mashkull.

Enisa: Dua të të ofendoj, je i pacipë.

Ledio: Nuk lejoj as nënën time të më ofendojë.

Enisa: Mjerë nëna jote kë paska në shtëpi.

Ledio: Mjerë ai fëmijë që të ka ty për nënë.

Enisa: Fëmija im kur të ka parë në televizor, ka thyer televizionin nga mënyra si m’u drejtove.

Ledio: Po unë të them të vërtetën, nuk kam ardhur për ne, kalon në ofendime.

Enisa: Pse të djeg ty?

Ledio: Unë një femër me një rimorkë nga mbrapa nuk ia çoj nënës. Je për Përputhen +40.

Enisa: Je për komunitetin LGBT. Asnjë nga gocat nuk të pranon.

Ledio: As femër nuk e meriton të jesh.

Enisa: Ti nuk je askush se ta hedh takën kokës.