VIDEO/ “Tani u kujtove...”, Sinboy, "kunja" për Rina Balaj?
Çifti që i dha fund lidhjes së tyre disa muaj më parë duket se nuk i ndahet shpirti nga njëri-tjetri.
Bëhet fjalë për këngëtarët, SinBoy dhe Rina, të cilët i dhuruan platformës "TikTok" një nga trendët më virale të momentit nga "thumbat” që i hidhnin njëri-tjetrit. Trend ky që interpretohet me këngën e reperit në sfond.
Mes shumë ngacmimesh, thumbash dhe postimesh në rrjete sociale videoja e fundit e postuar nga SinBoy në "TikTok" ka ngritur aludime nga ndjekësit se i dedikohet Rinës.
"Tani u kujtove se bëra famë. Tani u kujtove se kam miliona.
Mbrapa kurrizit ke qenë duke më sha. U bëre pishman tani nuk dua unë ma", këto janë vargjet që dëgjohen të këndohen nga reperi në videon e postuar.
Kujtojmë që në një intervistë të dhënë më parë Rina ka theksuar faktin se ata ruajnë akoma marrëdhënie profesionale pra punojnë së bashku.
@sination4life 6396736289174
♬ Una sin boy - Sin Boy


