Shpërthejnë në Serbi brohoritjet pro Albin Kurtit nga tifozët e Novi Pazar (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2023, 15:56
Shpërthejnë në Serbi brohoritjet pro Albin Kurtit, nga tifozët e Novi Pazarit.
Gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Novi Pazar dhe Vojvodinës, tifozët serb brohoritën emrin e kriminelit Ratko Mlladiq.
E shpejtë ka qenë edhe përgjigja e tifozëve kundërshtarë.
Gjatë ndeshjes me Vojvodinë, e vlefshme për Superligën serbe, pasi kanë thirrur në kor emrin e Albin Kurtit kanë vijuar me shprehje "Republika e Sanxhakut" dhe "vrite serbin".
Komenti i një tifozit të Vojvodinës ishte... "sikur kemi ardhur në Tiranë".