VIDEO/ Pamje të dhimbshme nga Premier League, kapiteni i Sheffield thyen këmbën

Kapiteni i Sheffield United, Chris Basham, u largua me barelë nga fusha pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen e Premier League-s kundër Fulhamit.

Mbrojtësi 35-vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë në këmbë ndërsa tentonte të largonte topin gjatë humbjes 2-1 të ekipit të tij në “Craven Cottage”. Ndeshja u ndërpre për 12 minuta ndërsa lojtarit të dëmtuar iu dha oksigjen.

Në momentin kur po dilte nga fusha me ambulancë, Basham u duartrokit nga tifozët të të dyja skuadrave. 35-vjeçari gjeti forcë për të përshëndetur tifozët teksa u zëvendësua nga Jack Robinson.

Basham iu bashkua skuadrës së South Yorkshire në vitin 2014 dhe që atëherë ka luajtur më shumë se 390 ndeshje.

Skuadra e Sheffieldit ndodhet në fund Premier League-s me një pikë në tetë ndeshje.