Giroud në rolin e portierit bën xhiron e botës, statistika më të mira se Onana
Olivier Giroud ishte vendimtar në fitoren 0-1 të Milanit ndaj Genoas në ndeshjen e së shtunës ë mbrëmje, me francezin që në minutat e fundit mori rolin e portierit pasi Maignan u ndëshkua me karton të kuq dhe e mbajti portën të paprekur.
Pamjet e sulmuesit të “Djallit” si gardian i portës bënë xhiron e botës, me mediet që nuk i kanë kursyer elozhet për Giroud.
Gjiganti amerikan “Fox” ka bërë shaka në rrjetet sociale, ndërsa e ka krahasuar me ish-portierin e Interit që te Manchester United, duket se nuk po e gjen aspak veten, Andre Onana.
“Portë e paprekur në tetor: Olivier Giroud 1, Andre Onana 0”,-shkruan gjiganti amerikan, duke u nisur nga fakti se portieri i Manchester United, i cili gaboi në ndeshjen e të shtunës ndaj Brentford, nuk arriti të mbante portën e pastër, ndryshe nga sulmuesi “kuqezi”.

