Reali nuk ndalet, madrilenët argëtohen ndaj Osasunas, Bellingham mostruoz

Real Madrid nuk fal. Los Blancos koleksionon fitoren e radhës, madje djemtë e Ancelottit argëtohen përpara tifozëve të vet në Estadio Santiago Bernabéu (Madrid). Triumf 4-0 ndaj Osasunas, në një sfidë plot spektakël.

Sërish Bellingham golashënues. Edhe pse nuk është një sulmues, mesfushori i njohur ka shifra të frikshme këtë sezon sa i takon golave të realizuar.

Sot pasdite, realizoi dopietë. Vinicius po rikthehet në formën më të mirë të mundshme pas atij dëmtimi dhe sot u takua me golin.

Edhe Joselu po tregon se mbetet një armë e rëndësishme për Ancelottin, tjetër gol nga ai sot.

Reali kryeson e vetme kampionatin me 24 pikë, 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit flasin për një formë fantastike të gjigandëve të La Liga.