Surprizë e madhe, Roma shkarkon Mourinhon nëse humb ndaj Cagliari-t
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 11:21
Prestigjiozja italiane Corriere dello Sport zbulon sot në faqe të parë se Roma është e gatshme të shkarkojë trajnerin Jose Mourinho nëse humbet në sfidën e së dielës ndaj Cagliarit.
Mësohet se Presidenti Dan Friedkin donte ta shkarkonte Mourinhon që pas humbjes ndaj Genoas por ndeshja në Sardenjë ndaj Cagliarit është mundësia e fundit. Roma e ka fituar ndeshjen e fundit në kampionat ndërsa në Europë ka dy fitore.
Roma ka bërë nisjen më të dobët të sezonit ndër vite dhe në 7 ndeshje grumbullon, vetëm 8 pikë duke u renditur në vendin e 13. Ndryshe ka qenë ecuria në Europa League ku i ka fituar të dyja ndeshjet e luajtura deri më tani.

