Sondazhi i tifozëve të Interit, Asllani titullar në vend të Calhanoglu kundër Bolognas?

Inter do të ndeshet ditën e shtunë ndaj Bologna dhe Inzaghi do të lërë disa lojtarë të pushojnë pas ndeshjes me Benfica.

Dilema e madhe e mbetet në mesfushë, pasi tekniku italian po mendon që Calhanoglu të rikuperojë muskujt.

Faqja e lajmeve për klubin e Interit, “fcinternews.it”, ka hapur një sondazh me pyetjen “Inter-Bologna, Asllani në vend të Calhanoglu. A jeni dakord?”.

Ky website i dedikuar klubit zikaltër ka shumë lexues, dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë votuar për këtë sondazh, duke dhënë mendimin e tyre.

Sipas rezultateve deri më tani, tifozët e Interit janë dakord që Asllani të startojë titullar sfidën, pra 71,32% kanë votuar për po, ndërsa 28,68% për jo.

Asllani pëlqehet shumë nga tifozët zikaltër dhe shpesh ata kanë replikuar Inzaghin me komente të ndryshme nëpër rrjetet sociale që mesfushori shqiptar duhet të aktivizohet më shumë.