Dita botërore e punës së denjë, po merren nga Bangladeshi, fasoneritë me kushtet e pagat më të këqija
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2023, 16:59
Mungesa e krahut të punës në Shqipëri është pranuar dhe nga kreu i Konfederatës të Sindikatave te Shqipërisë Kol Nikollaj i cili tha se shumë biznese po i zëvendësojnë me punëtorë nga Bangladeshi.
Por, sipas tij ata po keqtrajtohen.
Në Ditën Botërore për punë të denjë, ai bëri thirrje për reagim të punonjësve, duke përmendur betejat ligjore që kanë fituar.
Pjesë e panelit ishte dhe eksperti i ekonomisë Zef Përçi i cili bëri thirrje për rishikim të pagave.
Fasoneritë, u vlerësuan në këtë konference si vendet e punës me kushtet dhe pagat më të këqija.