Lefter Gështenja reagon për përjashtimin nga kuvendi: Rama ka frikë nga përballja

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja, ka reaguar për përjashtimin nga kuvendi.

"Rama ka frikë nga përballja. Me qëndrimin ndaj Kosovës, ai doli zbuluar se kush ia lëviz fijet!", shkruan Gështenja në rrjetin social Facebook.

Postimi i Gështenjës:

Kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi.
S’ka instrument, makinacion e as maronetë që e shpëton atë nga politika antikombëtare që po bën. Me qëndrimin ndaj Kosovës, ai doli zbuluar se kush ia lëviz fijet!