“Mafiozi rus arrestohet në kufi", flet eksperti: Shqipëria shmangu përplasjen direkte me Putinin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço  ka ndarë detaje lidhur me një ngjarje të paprecentë të ndodhur pak kohë më parë në veri të vendit.

Ai tha se Shqipëria ka shmangur një ngjarje të rëndë kriminale, madje edhe një përplasje direkte me Rusinë, pasi është arrestuar një krahu i djathtë i një mafiozi që qëndron shumë afër presidentit Putin.

“Shqipëria ka shmangur një ngjarje të rëndë kriminale, madje edhe një përplasje direkte me Rusinë. Bëhet fjalë për krahun e djathtë të një mafiozi të madh rus, duke rrezikuar një familje të madhe mafioze, shumë afër Putinit.

Një rus i kërkuar nga Interpoli, është ndaluar në veri, në kufi të vendit.

Është çuar në një burg të Shqipëri dhe kishte dy mundesi, të vritej në qeli dhe llogari do mbante shteti shqiptar ose do organizohej një përplasje me dhunë për ta nxjerrë atë nga burgu.

Kur informacioni është zbuluar, e kanë sjellë urgjentisht brenda dy orësh, nga burgu në veri, deri në Tiranë dhe po ruhet derisa të ekstradohet. Ky është një sukes shumë i madh i Ministrinë së Drejtësisë dhe Policisë së shtetit. Kjo ngjarje nuk mori përmasa të mëdha,” tha Karamuço.