Aksident në Lushnje, përplasen 2 makina, plagoset njëri prej shoferëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2023, 19:29
Një aksident është regjistruar këtë të premte në Lushnje.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e unazës, ku dy mjete u përplasën me njëri-tjetrin e për pasojë mbeti i plagosur njëri prej shoferëve. I plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq Policia e Lushnjes po kryhen hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
