Aksident në tunelin e Elbasanit, makina humb kontrollin dhe përplaset me murin

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në tunelin e Elbasanit. Nga informacionet paraprake një automjet tip “Audi Q5”, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa mësohet si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.