Inceneratori i Elbasanit/ GJKKO dënon me 5.8 vite burg Lefter Kokën, Alqi Bllako i pafajshëm

Ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg për akuzat lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit. 

Ndërkohë ish-deputeti Alqi Bllako është liruar nga akuzat për rastin e inceneratorit të Elbasanit, por vijon të mbetet në burg për shkak të akuzave që ka për aferën e inceneratorit të Fierit.

Dënohet me 5.8 vite burg Lefter Koka për inceneratorin e Elbasanit. Alqi Bllako i pafajshëm. Mirel Mërtiti u dënua me 6.8 vite burg. Po me 6.8 vite burg u dënua edhe Klodian Zoto. Stelja Gugallja u dënua me 4.8 vite burg. 

Dy kompanive Albtek shpk dhe Itegradet technology Shpk u ndërpritet kontrata e personit juridik duke i kaluar aksionet shtetit.

Lefter Kokës i sekuestrohen asetet në vlerën e kurrupsuonit. Kokës i konfiskohet kantina e pijeve deri në masën e korrupsionit të kryer.