Berisha: Alqi Bllakon e liruan se zbatoi skemën! Shumë mirë ia bënë Lefterit, që nuk i nxjerr të gjitha

Nga foltorja e Kuvendi, Sali Berisha tha se në rastin e djegësave institucionet ndërkombëtare thonë se 90 përqind janë zhdukur paratë.

Berisha: Po djegësat? Institucionet ndërkombëtare thonë se 90 përqind janë zhdukur paratë. Ku janë 200 milionë euro të taksapaguesve? Ku janë?

A e morët vesh që Alqi Bllakon e liruan? E liruan për shkak të Erion Hajdutit. E liruan për shkak të Erion Veliajt. Sepse ka zbatuar skemën më kriminale 1-miliardëshe. Dhe mirë ia bënë Lefterit, shumë mirë ia bënë, që nuk i nxjerr të gjitha.