Një komb shumë qëndrime, terrorizmi serb dhe Kosova "i vënë flakën" Kuvendit, Basha "ngatërron" luftën

Diskutimi urgjent ose në datën 12 tetor të dënimit të sulmit të Serbisë ndaj Kosovës është shndërruar në dy orë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Edhe pse të ndarë të dy krahët e PD qëndruan në një mendim për miratimin e shpejt të rezolutës. Akuzës së Berishës se Rama flet në emër të Beogradi iu përgjigj Elisa Spiropali dhe Taulant Balla që akuzojnë opozitën se po përdor politikisht situatën.

Konferenca e kryetarëve vendosi që rezoluta në mbështetje të Kosovës të mbahet në 12 tetor, por këtë të hënë në kuvend u zhvilluan dy orë debat për ta vendosur në rend të ditës ndëshkimin e sulmit terrorist në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Me fjongon rozë në krah të djathtë, por aspak me tonet e tetorit rozë, mazhorancë e opozitë ngritën zërin në garën se kush e mbështeste më shumë Prishtinën zyrtare.

Kërkesën në rezolutën e PS që çështja të hetohet edhe në serbi, Berisha e konsideroi bashkëpunim të Ramës me Beogradin.

Nga foltorja e qeverisë, ministrja Spiropali theksoi rolin e Shqipërisë në krah të Kosovës, ndërsa Balla akuzoi opozitën.

Nuk mungoi as moment kur garda u rendit pas Berishës por edhe kërkesa e kryetares së Kuvendit dhe të opozitës për t'i larguar. Edhe Basha akuzoi qeverinë për sjelljen ndaj Prishtinës.

Për Jorida Tabakun sjellja në kuvendin e Shqipërisë po shihet si absurditet në parlamentin në Kosovë që paralelisht me Tiranën po zhvillonte seancë

Të mërkurën konferenca e kryetarëve kërkoi që të ngrihej një grup pune ku dy rezolutat e PS dhe PD të bashkohen në një, por duke pranuar edhe kërkesën e Bashës për pesë orë debat.