Berisha: Nuk jemi këtu që të dëgjojmë ministret, bëhuni serioze mos u bëni badigarde të ‘Gadafit’
Nga foltorja e Kuvendi, Sali Berisha u shpreh se ajo sallë është bërë e neveritshme dhe në një kuzhinë mediokre, po ka gjë më të paarsyeshme, rrinë e recitojnë aty trillime dhe mashtrime pa përgjegjësi.
Berisha: Po flas për të shprehur protestën më të fuqishme. Për ndërhyrjen më të neveritshme, që shndërrojnë këtë parlament në një kuzhinë mediokre, po ka gjë më të paarsyeshme, rrinë e recitojnë aty trillime dhe mashtrime pa përgjegjësi. Marrin fjalën sa herë ju teket, dhe të rrijë parlamenti me logjet e tyre, nuk bën kështu. Parlamenti është institucion serioz, që të bëjnë ç’të duan vetëm pse kanë hipur në atë post, se në vend të bëjnë ministren, bëjnë badigarden e Gadafit.
E them, nuk sillen në këtë mënyrë ministret. Kanë mëshirë ndaj dëgjuesve, kthejnë kokën njerëzit, nuk bëhet kjo në parlament. Sa herë i teket merr fjalën dhe vazhdon sikur është në kuzhinë me shoqen e vet, nuk shkon kjo. Se me Ballkanin po bëjmë këtë e atë, por kujt ja thotë këto, çfarë do të thotë me këto.
