Lita: Grupimi i Bardhit për interesa personale, protestat me data të paracaktuara dhe pa kauza i bëjnë "fresk" qeverisë
Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për përplasjet brenda PD dhe përplasjeve mes Bardhit dhe Bashës. Lita tha se grupi i Bardhit në PD është për interesat e tyre.
Lita gjithashtu theksoi se protestat me data të paracaktuara dhe pa kauza i bëjnë "fresk qeverisë".
"Basha nuk i përgjigjet Bardhit sepse kanë qenë bashkëpunëtorë. Numrat që PD ka jane gjithmonë e në rënie. Grupimi i Bardhit është për interesat e tyre personale. Duan të rizgjidhen. Janë të gatshëm ta bëjnë këtë edhe duke manovruar kundër Bashës.
Mënyra e protestave me data që caktohen përpara, nuk janë evropiane. Protestat me data dhe pa kauza i bëjnë fresk qeverisë. Shqipëria akoma nuk ka miratuar një rezolutë për Kosovën", tha ndër të tjera Lita.
