Tabaku në Kuvend: Mos t’i lëmë ata të kënaqen me sherrin tonë. Elisa, më dëgjo. Pusho!

Jorida Tabaku thotë se nga debati i brendshëm i opozitës po përfiton vetëm mazhoranca. Në fjalën e saj në Kuvend deputetja demokrate iu kthyer, kolegut të saj Kreshnik Çollakut, të cilit i kërkoi i tha se mazhoranca mesi pret sherrin.

Tabaku i kërkoi Spiropalit që të pushonte, ndërsa i sugjeroi që mos të bëhej një garë se cila rezolutë për Kosovën ishte më e mirë.

“Elisa me dëgjo, pusho! Kjo lufta që ‘rezoluta ime më e mirë se e jotja, duhet të marrë fund’. Zonja kryetare, dua t’ju informoj se PE pati debat për Kosovën. Njeri është ajo që bën dhe jo ajo çfarë thotë. T’iu lëmë debatet se kush rezolute është më e mira.

Ka ndodhur dhe herë të kaluara. Ka ndodhur dhe me rezolutën për Srebrenicën. S’ka asgjë të keqe se kush e bën i pari rezolutën. Ne që rrimë dhe flasim këtu gjatë gjithë ditës, ikin njerëzit.”, tha ajo.