Përplasen dy trena në Poloni, 5 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2023, 11:32
Dy trena janë përplasur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gdynia në veri të Polonisë, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave, sipas një njoftimi të shërbimeve të urgjencës.
Katër persona janë dërguar në spital, ndërsa personit të pestë i është dhënë ndihma në moment.
Brigada e Zjarrfikësve të Gdynia njoftoi se të gjithë të plagosurit ishin punonjës të hekurudhës.
