Emri i Silvio Berlusconit do të gdhendet në Panteonin e Milanos, brenda Varrezave Monumentale

Këshilli i Bashkisë së qytetit të Milanos në Itali ka vendosur që emri i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi të gdhendet në Panteonin e qytetit. Emri i Berlusconi për t’u gdhendur tek Varrezat Monumentale u propozua nga Forza Italia dhe u mbështet nga shumica e qëndrës së majtë.

Përveç emrit të themeluesit të Forza Italia do të jenë dhe emrat e 13 qytetarëve të tjerë të shquar të Milanos.

Ish-kryeministri Silvio Berlusconi u nda nga jeta më 12 qershor të këtij viti. Ai ka drejtuar qeverinë italiane në disa mandate, si dhe ka qenë një biznesmen mjaft i suksesshëm. Njihet dhe si themelues i  “Mediaset” dhe president i klubit të Milanit për disa dekada.

Berlusconi ka pasur gjithashtu dhe një lidhje të veçantë me Shqipërinë, ku edhe ka qenë për vizitë zyrtare.