Hasimja: Problemi është tek cilësia e universiteteve, 5-6% e studentëve janë vërtet të motivuar, pjesa tjetër vijnë vetëm për të marrë diplomën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2023, 22:06
Luciano Boci, Mentor Beqja, Edi Puka dhe Ermal Hasimja ishin të ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku folën për arsimin e lartë. Hasimja tha se problemi është tek cilësia e universiteteve dhe se Shqipëria ka % më të ulët të stufentëve për banorë.
"Shqiptarët duan rrogë jo punë. Universitet në Shqipëri nuk lidhen me tregun e punës. Fajin pjesërisht e ka arsimi parauniversitar. Shumica e studentëve shqiptarë sot nuk janë studentë. Shqipëria ka % më të ulët të studentëve për banorë.
Problemi është te cilësia e universiteteve. Shqipëria ka vend vetëm për 1 universitet të vogël të mirë privat. Kaq është sasia e numrit të studentëve të motivuar në Shqipëri. Janë tek 5% ose tek 6%", tha Hasimja.
