Dashuria për katërputroshët bëri bashkë Dilaverin e Violën, aktivistët: Kafshët kanë nevojë për ndihmën tënde
Këto krijesa të pafajshme, më herët ishin të dënuara të mbijetonin në rrugë.
Në përpjekjet e tyre për të mbijetuar herojnë e tyrë ishin Dilaveri dhe Viola.
"Po shëtisja në rrugë, poshtë urës 4 qentë po mbyteshin. I mbajta kaq kohë", tha Dilaveri.
Prej 10 vitesh te dy kujdesen ku si fillim kane siguruar këtë ambjent per ti pasur ato në monitorim.
Dilaveri tregon se për të mbetet sfidë ushqimi për to.
"Vetëm ti siguroj qenët, kaq dua", thotë Dilaveri.
Katërputroshët e njohin e janë të dashur e madje shpesh e ndihmojnë.
"Nuk kafshojnë njerëzit", tha Dilaveri.
Dashuria për kafshët i bëri bashkë Dilaverin dhe Violën
"Çdo kafshë që shoh nuk i lej dot", thotë Viola.
Ne ditën botërore të kafshëve ata kanë një apel për shtetin dhe shoqërinë.
"Siç përjetojnë dhimbjen e fëmijës duhet të përjetojnë dhimbjen e kafshës", tha Viola.
