Pas SHBA-ve reagon edhe Britania: Shqetësues kërcënimi i prokurorëve dhe gjykatësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2023, 17:48
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar lidhur me kërcënimet e bëra nga krimi kundrejt prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend.
Aty shkruajnë se të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore, apo kërcënime.
“Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t'i mbështesë ata në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.” - shkruan ambasada e Britanisë.