Arsimi i lartë, Puka: Që universitetet të kenë cilësi, duhet të ketë cilësi që në shkollën 9-vjeçare e te gjimnazi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2023, 21:57
Luciano Boci, Mentor Beqja, Edi Puka dhe Ermal Hasimja ishin të ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku folën për arsimin e lartë. Puka tha se cilësia e arsimit duhet të fillojë që në 9 vjecare.
"Kërkimi shkencor llogaritet me cilësi dhe jo sasi. Në universitet private studenti trajtohet në mënyrë më të mirë se në universitet publikë. Drama e rënies së numrit të studentëve në universitet ka nisur që në 92.
Individët vendosin të largohen jashtë për shumë arsye. Largohen për një arsim më cilësor. Duhet që vendi të prodhojë cilësi që universitet të prodhojnë cilësi, që nga shkollat 9 vjecare deri tek gjimnazi", tha Puka.
