Dosja "Gërdeci", Matlija: Nuk është qëndrimi i familjarëve për të goditur Mediun, biznesmenët amerikanë nuk u pranuan nga gjykata
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 4 Tetor 2023, 15:41
Dorian Matlija, avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit në një intervistë për Ora News foli për dosjen "Gërdeci" që ka shkuar në gjykatë. Matlija deklaroi se procesi mund të zgjasë deri në 1 vit, dhe se me 18 tetor do thirren 15 dëshmitarët e parë.
"Gjyqi do zgjasi për ca kohë. Me 18 tetor do thirren 15 dëshmitarët e parë. Ky proces mund të zgjasë 1 vit. Bëhet fjalë për një proces kompleks. Lista e dëshmitarëve të Mediut nuk u pranua e plotë.
Do jetë një proces normal jo gjykim i shkurtuar. Ka emra që dëshmojnë për herë të parë. Biznesmenët amerikanë nuk u pranuan nga gjykata. Nuk është qëndrimi i familjarëve për të goditur Mediun, ato duan zbardhjen e çështjes. ", tha ndër të tjera Matlija.
