Reformimi i Kishës Katolike dhe aksidenti në Itali, gazetarja Alba Kepi jep detaje
Gazetarja Alba Kepi në një intervistë për Ora News foli për reformimin e kishës katolike. Sipas Kepit, Papa Francesku ka thënë se nuk mund të mohoj martesat e çifteve gay.
" Papa Francesku ka thënë se unë nuk mund të mohoj martesat e cifteve gay. Duket një reformeë e kishës. 54 priftëresha mes 410 burrave bë sinodin e peshkopëve. Ky është sinodi i 16 në historinë e kishës. Do të mbyllen në 2024. Deri në fund të 2024 do analizohen këto cështje.
Papa ka qenë mjaft pragmatik me hapjen e kësaj asambleje. Kjo sinodë nuk është një parlament i ka kujtuar Papa. Në cështjet e klimës, Papa Francesku ka thirrur bashkësinë globale për të pasur ndërgjegjësim më të madh për cështjet globale", tha ndër të tjera Kepi.
Më pas gazetarja Kepi u ndal edhe tek aksidenti i rëndë në Itali, ku një autobus u aksidentua.
"Hetuesit kanë thënë se kemi vështirësi për identifikimin e viktimave. Vetëm 7 viktima janë identifikuar. 5 ukrainas, 1 italian dhe 1 gjerman janë mes viktimave të identifikuara. Nuk ka shenja frenimi në vendngjarje. Shumica e viktimave ishin të rinj, mes tyre edhe 2 fëmijë", tha ndër të tjera kepi.
