Aksident në aksin Fushë Krujë-Kamëz, makina përplas të miturin dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2023, 15:12
Një i mitur ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në një aksident në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz.
Më datë 04.10.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, dyshohet se një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
