Pishporo “në flakë”, vatrat riaktivizohen sërish pas 9 ditësh, ndërpritet ndërhyrja nga ajri. Ja si paraqitet situata
Beteja me flakët në masivin pyjor të Pishporos, në Darëzezë të Fierit ka mbërritur tashmë në ditën e nëntë.
Riaktivizimi i flakëve tanimë është mësohet se është me intensitet më të ulët.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, gjatë natës ka patur dy vatra të përmasave vogla aktive të cilat janë neutralizuar shpejt falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse.
Ndërsa, mëngjesin e sotëm, situata duket më e qetë, teksa forca të shumta zjarrfikëse, efektive të forcave të armatosura, punonjës të Adzm, dhe forca mbështetëse të bashkisë, janë duke operuar në terren për neutralizimin e plotë të zjarrit i cili ka dëmtuar një sipërfaqe prej rreth 800 ha të pyllit me pisha.
Sipërfaqja e djegur më së shumti ka përfshirë pishat e egra ndërkohë që po punohet për mbrojtjen e zonës së Pishës së Butë. Teksa po punohet për izolimin e vatrave të zjarrit, ndërhyrja nga ajri është ndërprerë ditën e sotme.

