Bardhi: E papranueshme t’i mohosh opozitës të drejtën e ngritjes së komisioneve hetimore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2023, 15:28
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit të zhvilluar nga deputetët e opozitës në Kryesinë e Kuvendit.
Bardhi: Për të dalë tek çështje konkrete të opozitës. Unë kam informuar grupin për vendimmarrjet e mazhorancës për të refuzuar të drejtën e opozitës për llogaridhënie e qeverisë për ngritjen e komisioneve hetimore për TIMS dhe abuzimet në kontrata koncesionare.
Kemi diskutuar që kjo është e papranueshme për opozitën t’i mohosh të drejtën për ngritjen e komisioneve hetimore. Jemi koshient për të shpëtuar grupin kriminal që me abuzimet po shpërdoron 420 milionë euro. Jemi të ndërgjegjshëm qën nuk është në interesin e Edi Ramës që të hetohen personat që vodhën TIMS.
