Çmimi i naftës, Meta: Pas 2 vjetësh Komisioni i Ligjeve merr në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë, heq dy taksa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2023, 11:43
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Komisioni i Ligjeve do të marrë sot në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës.
Ky shqyrtim vjen dy vjet pas propozimit nga Partia e Lirisë, sipas të cilit i heq dy taksa çmimit të naftës.
“Pas rreth 2 vjetësh, sot Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, merr në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës.
Ky propozim i heq dy taksa çmimit të naftës dhe për pasojë ul çmimin e naftës për qytetarët dhe biznesin”, deklaron Meta.
