"Atentat ndaj pluralizmit" Berisha: Rama po tenton me votat e shumicës të vendosë përfaqësuesin e opozitës
Sali Berisha foli paraditen e sotme për mediat jashtë ambienteve të kuvendit, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të opozitës. Berisha në fjalën e tij akuzoi Kryeministrin Edi Rama se është duke u përpjekur të ndërhyjë në përfaqësimin e opozitës.
Nga ana tjetër Berisha tha se gjatë mbledhjes u diskutua për rendin e çështjeve të kuvendit dhe për përpjekjen e opozitës për protesta në rrëzimin e qeverisë.
Berisha: I deskretituar ndërkombtarisht Edi Rama nuk pranon një diskutim të hapur dhe është jashtëzakonisht shqetësuese dhe nga të dhënat thuhet se plani i sulmit është bërë nga Beogradi dhe Rusia. Nga ana tjetër ka të dhëna, se ai po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit, po përgatit për të marrë votat që t'i emëroj opozitës përfaqësuesit të saj. Opozita është e vendosur të qëndroj në mbrojte të të gjithë atyre duan të votojnë të lirë. Në mbledhje u disuktua dhe dhe çështjet e rendit e ditës. Ishte një mbledhje shumë e frytshme.
