Mbledhja Berisha-Bardhi, Baçi: Përjashtimi i 11 deputetëve nga Basha ishte për të hequr vëmendjen
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 3 Tetor 2023, 12:47
Deputeti Luan Baçi në një intervistë për Ora News foli për mbledhjen e rradhës, Berisha-Bardhi. Baçi u shpreh se kjo mbledhje është rutinë dhe se largimi i 11 deputetëve nga Basha ishte për diversion.
"Kjo mbledhje e rradhës është rutinë. Mbledhja e grupit të unifikuar. Kemi unifikim të veprimeve. Basha dhe Rama përpiqen ti hedhin benzinë zjarrit.
Basha largimin e 11 deputetëve e bën qëllimisht, për të hequr vëmendjen nga problematikat e shumta", tha ndër të tjera Baçi.
