Mjekësia ende pa tarifë, opozita kërkon llogarinë e kontratës, Ministria: E bën universiteti
Studentët e mjekësisë edhe në ditën e dytë të nisjes së vitit akademik vijuan protestën. Në banderola kërkohet heqja e punësimit me detyrim 5 vite nga mbarimi I fakultetit dhe kushte
Por fakti që mësimi ka nisur pa dalë ende shuma që duhet të paguajnë ata që nuk firmosin kontratën është bërë shkas për diskutimin në komisionin parlamentar të ceshtjeve evropiane
"Ndërkohë që as përpilimi i kontratës nuk është bërë. Duhet ta bëni sa më parë", tha Xhixho.
Sa i përket detyrimit zëvendësministrja paraqiti formulën e përllogaritjes, që duhet të dalë nga vetë universiteti.
"Universiteti i mjekësisë ka bërë llogaritjen e tarifës. Shumë shpejt do dalë tarifa e specifikuar", tha zv ministrja.
Pavarësisht debatit në degën e mjekësisë së përgjithshme janë plotësuar të gjitha kuotat, ndërsa edhe degët e tjera në këtë fushë rezultojnë në më të preferuarat.
