Akuzohet për blerje votash, seanca e parë për Belerin do mbahet me 12 tetor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2023, 13:42
Seanca e parë gjyqësore për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri mbahet më 12 tetor në orën 9. Vendimi vjen në një kohë kur çështja e betimit të tij kalohet për kompetencë sa në një institucion në tjetrin.
Gjyqtarja e hetimit paraprak ia kaloi ppr kompetencë drejtorisë së burgjeve lejimin e betimit ndërsa kjo e fundit e rrëzoi kërkesën.
Beleri ankimoi vendimin e burgjeve ndërsa një tjetër gjyqtare pranë GJKKO-së shpalli mos kompetencë duke ia kaluar Gjykatës së Durrësit ku aktualisht ndodhet çështja.
Fredi Beleri ka kërkuar gjykim të zakonshëm, kërkesë e cila është miratuar nga togat e zeza, teksa ka mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura nga SPAK për korrupsion zgjedhor.
