U arrestua i dyshuari për vrasjen e Tupac, reagon motra dhe shoqja e tij
Motra e reperit Tupac Shakur, Sekyiwa Shakur dhe Jada Pinkett Smith, e cila ishte shoqja e tij e ngushtë, kanë reaguar publikisht pasi Duane "Keffe D" Davis, u arrestua të premten, në lidhje me të shtënat nw makinën e reperit legjendar.
"Ky është pa dyshim një moment kyç", shkroi Shakur, e cila është presidente e "Fondacionit Tupac Shakur", në rrjetin social "Instagram".
"Heshtja e 27 viteve të fundit rreth këtij rasti ka folur me zë të lartë në komunitetin tonë. Është e rëndësishme për mua që bota, vendi, sistemi i drejtësisë dhe njerëzit tanë të njohin peshën e vdekjes së këtij njeriu, vëllait tim, djali i nënës, djali i babait tim.
Jeta dhe vdekja e tij janë të rëndësishme dhe nuk duhet të mbeten të pazbardhura apo të panjohura, ndaj, po, sot është një fitore, por unë do të rezervoj gjykimin derisa të përfundojnë të gjitha faktet dhe procedurat ligjore."
Ka pasur shumë duar të përfshira dhe ka shumë gjëra rreth jetës dhe vdekjes së vëllait tim Tupac dhe familjes sonë Shakur në përgjithësi. Ne po kërkojmë drejtësi të vërtetë, në të gjitha frontet", shprehu ajo.
Ndwrkohw qw Pinkett Smith, e cila ishte shoqe me Tupac në shkollën e mesme, vlerësoi kapjen e të dyshuarit duke shkruar: "Tani shpresoj se mund të marrim disa përgjigje dhe të kemi një paqe. R.I.P. Pac."

