E papritur! Çifti i njohur martohet në fshehtësi

Aktorja amerikane, Anya Taylor-Joy, u martua me muzikantin Malcolm McRae, në një ceremoni private të mbajtur në Venecia, këtë fundjavë.

Artistja, 27-vjeçare, e cila gjithashtu ka luajtur në dramat "Peaky Blinders" dhe "Split", u shfaq e veshur me një fustan bezhë.

Nga ana tjetër, Malcolm, i cili fitoi famë përballë Hugh Grant në "About A Boy", u shfaq i veshur me një kostum të zi elegant.

Çifti, i cili është në një lidhje që nga maji i vitit 2021 udhëzuan firmën "The Wedding Boutique Italy" të organizonte dasmën e tyre, që dukej sensacionale.

E papritur! Çifti i njohur martohet në fshehtësi