Simptomat e migrenës, mjeku Neurolog tregon shkaqet dhe shenjat paralajmëruese
Shumë njerëz mund të ngatërrojnë dhimbjen e zakonshme të kokës me migrenën. Mjeku Neurolog Altin Kuqo në një intrvistë për Ora News tregon shenjat e migrenës dhe se si mund ta përballoni këtë sëmundje e cila po prek të gjitha grupmoshat.
Migrena mund të prek këdo, pa dallim moshe dhe kjo vjen nga shkaktarë kryesisht gjenetikë apo faktorë të zakonshëm si ndryshimet hormonale apo stresin, shpesh ngatërrohet me dhimbbjen e zakonshme të kokës ndaj mjeku neurolog altin kuqo tregon se kur duhet të kini kujdes.
Migrena është një sëmundje që kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe nëse pacienti ndjek këshillat e mjekëve pacinti mund ti menaxhojë krizat.
Ndërkohë që ilaçet janë një mjekim i zakonshëm per mjekun stili it ë jetuarit si menaxhimi i stresit dhe ushqimi i shëndetshëm, mund të ndihmojnë në parandalimin e migrenës.
