"Respektoni vijat e bardha, stacionet e autobusëve dhe zonat pranë kryqëzimeve", Policia Rrugore e Tiranës thirrje drejtuesve të mjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2023, 13:31
Policia Rrugore e Tiranës vjen me një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për të respektuar rregullat e qarkullimit. Në një mesazh “Rrugorja” u bën thirrje shoferëve që të respektojnë vijat e bardha, stacionet e autobusëve dhe zonat pranë kryqëzimeve. Sipas Policise Rrugore parkimet e gabuara pengojnë rrjedhën e trafikut dhe krijojnë kaos në rrugë.
“Respektoni vijat e bardha, stacionet e autobusëve dhe zonat pranë kryqëzimeve!
Parkimet e gabuara pengojnë rrjedhën e trafikut dhe krijojnë kaos në rrugë.
Bëhuni shembull i mirë për të gjithë”- është mesazhi i Policisë Rrugore.